Spiropali: Kërkojnë të bëjnë politikë të brendshme me viktimat e Millosheviçit

Shqipëria

Spiropali: Kërkojnë të bëjnë politikë të brendshme me viktimat e Millosheviçit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në interpelancën e kërkuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu për gjenocidin serb në Srebrenicë ka hedhua akuza se opozita kërkon të bëjë politikë të brendshme me viktimat e Millosheviç.

Elisa Spiropali: “Nuk ka gjë më të ligë në politiken e brendshme të një vendi kur thellësinë e problemit të brendshëm e projektin jashtë.

Dhe ca më keq akoma kur nga një vend si Shqipëria ky problem përkthehet në gjyle që vërtiten drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem këtej.

Ka 10 vite që qeveria Rama dhe shumica jonë ka bërë ndarje të prerë nga ai lloj e soj që bëhet duke folur me veten për të dëgjuar jehohën e asaj që po vetë po themi.

Po të duam të harrojmë ne, apo analashkoni ju, është fakti që Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar dhe për 2 asyre kryesore, e para sepse minmalisht po dëshmon aftësi shtetformuese dhe dhe dinjitetn në çfarë po bën qeveria jonë, jemi në dakordi me të gjithë partnerët tanë për strategjitë.

Tirana jonë piolitike e sheh një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj në politikën e saj me sytë nga Prishtina dyke u lutur edhe shpresuar që edhe Kosova dhe autoritetet e saj legjitime të harmonizojnë çdo hap me aletatët e përbashkët strategjik. Ne respektojmë vullnetin e autoriteteve të Kosovës në vendimmarrjen e tyre, por edhe nga ana tjetër mund të ndodhë që edhe ndonjë hap i tyre të mos jetë i sinkronizuar me hapat tonë, që i përsëris janë në harmoni me orkestrën e aleatëve tanë strategjikë.

Ne kuptojmë që përmes Shehut një segment nacional historik i politikës shqiptare kërkon të bëjë politikë të brendshme me viktima e vrasjeve, përdhunimeve, krimeve masive të Serbisë, të krijojë si afekt anësor jo vetëm në Prishtinë por edhe në Shqipëri pasojat e kësaj turbo-politike të tallavasë që në rastin më të mirë është naive dhe në një rast tjetër është dashakeqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat