Dhunonte gruan, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Dhunonte gruan, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas informacioneve 45-vjeçari, banues në Kodër Kamëz është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 45 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat