Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat ndaj inspektorëve

Shqipëria

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat ndaj inspektorëve

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë vazhdojnë të jenë të pezulluar nga detyra pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, la në fuqi vendimin.

Avokatët kërkuan heqjen e masës së pezullimit për inspektorët, por Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën.

Ndërkohë, për tragjedinë në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, SPAK kërkon akt-ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit të 1 marsit, humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët po punonin me vinç në magazinën në pronësi të deputetit, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Deputeti po hetohet nga prokuroria për vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Në pranga për tragjedinë përfundoi Leonard Gjini, pronar i kompanisë që po kryente punimet për ngritjen e magazinës në pronësi të Çelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat