“Numri i pensionistëve do të jetë më i lartë se i të punësuarve”, Dashnor Sula: PS ka nisur fushatën me diasporën! SPAK të nisë verifikimet për…

Shqipëria

“Numri i pensionistëve do të jetë më i lartë se i të punësuarve”, Dashnor Sula: PS ka nisur fushatën me diasporën! SPAK të nisë verifikimet për…

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:53
Dashnor Sula

Në seancën e sotme në Kuvend po diskutohet në lidhje me marrëveshjen me pensionet me Italinë.

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Dashnor Sula u shpreh se Kuvendi është kthyer tashmë në një shtojcë të qeverisë.

Ai aludoi se një marrëveshje e tillë po diskutohet sot në Kuvend e  më pas do të miratohet, për t’i paraprirë vizitës së kryeministrit Rama në Milano më 26 maj, në kuadër të turit të takimeve me diasporën.

Ai tha se mazhoranca ka nisur tashmë fushatën elektorale për 2025, ndërsa i bëri thirrje SPAK dhe KQZ të nisin hetimet në lidhje me të ardhurat e përdorura në takime, nëse vijnë nga buxheti i PS, nga buxheti i shtetit apo nga individë.

Jemi dakord me këtë projektligj dhe do ta votojmë, por më vjen keq që në axhendën tuaj si maxzhorancë, Parlamenti është kthyer në një shtojcë të qeverisë.

Po të ishte në një moral tuaj nuk e bënit dot pas datës 26 maj kur do bënit mitingun në Milano? Por axhenda juaj është sepse ka nisur fushata elektorale për ju, siç bëtë në Greqi.

Do t’i kërkoja SPAK. KQZ që të nisë të veprojë dhe të verifikojë që mijëra e mln euro të shpenzuara janë nga burime të ligjshme të PS apo nga buxheti i shtetit, apo personave të caktuar.

Keni 8 muaj e nuk botoni të dhënat e censusit.

11 vite në pushtet ju nuk treguat kujdes që shqiptarët të mos ikin.

Do mbaheni mend si qeveria e parë që numrin e pensionistëve do të jetë më i madh se ai i të punësuarve. Brenda pak vitesh do të ndodhë kjo”, tha Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat