Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Braçe ironizon opozitën: Flisni për furgonat që shkuan te Rama në Greqi, por…

Shqipëria

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Braçe ironizon opozitën: Flisni për furgonat që shkuan te Rama në Greqi, por…

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:55
Deputeti i Partisë Socailiste Erjon Braçe

Deputeti i Partisë Socailiste Erjon Braçe nuk i ka kursyer ironitë gjatë fjalimit në Kuvend, teksa foli për marrëveshje e pensioneve me Italinë u shpreh se kjo është një çështje shumë e ndjeshme, por gjithashtu është një marrëveshje mbi një të drejtë themelore.

Ai shtoi se nuk është nder që po ua bëjmë italianëve që jetojnë në Shqipëri, as Italia nuk po ua bën nder shqiptarëve që jetojnë atje.

Ndër të tjera deputeti Braçe ironizoi opozitën duke thënë se ka dëgjuar shumë të flitet për furgonat që udhëtuan drejt shtetit grek për takimin që kryeministri Rama zhvilloi pak ditë me parë, por i bëri thirrje opozitës të shpjegojë përse nuk reagon kur shqiptarët janë trajuar si bujq në shtetin helen e nuk pajisen me dokumenta apo pensione.

Pjesë nga fjala e Braçes:

Pensionet janë një çështje shumë e ndjeshme dhe prekin një masë të madhe njerëzish. Të flasësh për të merr vëmendje. Por një gjë sa herë që flitet për pensionet, është bërë e kollajtë, është populizmi. Të bësh llogaritë e të tjerëve,. E mbi të gjithëve të shpërndash si para siç shpërndahen në Kuvend me gojë është e thjeshtë, e vështirë është t’i çosh në xhepat e pensionistëve.

Duhet të kthehemi në atë që është reale dhe në atë që ai brez që ka kontribuuar aq shumë, meriton.

Varemi nga një skemë kontribuitive. Të gjithë ata që flasin se kemi normën e sigurimeve shoqërore të lartë, duhet tu themi të vërtetën që kontributi, janë para që do i marrësh ditën kur plotëson kushtet për pension.

Nëse i mësojmë ata që punojnë sot mos e paguaj se është taksë socialiste, nuk ke çfarë t’u japësh kur të vish në pushtet.

Një gjë nuk dëgjova të diskutohej këtu, është një marrëveshje mbi një të drejtë themelore, nuk po jua bëjmë nder as ne italianëve që jetojnë këtu, as Italia nuk po ua bën nder shqiptarëve që jetojnë atje. Nuk është plotësim dëshirash mes dy palëve.

Na duhet një marrëveshje sesbën me Greqinë, pasi është e drejtë e të gjithë shqiptarëve që prej vitesh kanë jetuar dhe punuar atje.
Ju kam dëgjuar këto ditë që flisni për furgonat që shkuan në Greqi për takim që Kryeministri Rama zhvillo atje, por askush nuk flet kur shqiptarët trajtohen thjesht si bujq dhe marrin thjesht disa letra si punëtor.

Përse nuk reagoni për këtë çeshtje, përse e keni të vështirë të reagoi që shqiptarët të pajisen me dokumeta e pensione që është një e drejtë themelore për ta…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat