Alizoti skeptik për Komisionet Hetimore: Opozita të mos bëhet pjesë e ftesave farsë të Ramës

Shqipëria

Alizoti skeptik për Komisionet Hetimore: Opozita të mos bëhet pjesë e ftesave farsë të Ramës

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:02
Tomorr Alizoti

Edhe pse grupi parlamentar demokrat nuk ka vendim nëse do të bëhet ose jo pjesë e Komisionit të posaçëm parlamentar për reformat, propozuar nga mazhoranca, deputeti demokrat Tomorr Alizoti, është kundër.

“Kryeministri aktual nuk është një njeri institucional. Këto lloj ftesash më duken qesharake sepse nuk e shikoj problemin tek ftesa e tij, por tek vetë Edi Rama", tha Alizoti.

Në një intervistë televizive, Alizoti shprehu skepticizëm për produktin final të komisioneve hetimore apo të dakordësisë së palëve për kodin e ri zgjedhor në grupin e dialogut. I vetmi sukses që mund të shohë deri tani, për paktin e paqes mes shumicës dhe opozitës, është legjitimiteti i opozitës së vërtetë.

“Edhe me ndihmë të pjesshme nga ndërkombëtarët edhe me ndihmë nga vetë Rama, ka qenë në fokus legjitimi i tyre. Përceptimi im ishte që opozita arriti të legjitimohej tek ndërkombëtarët dhe të pranonte këto lloj komisionesh. komisionet në Shqipëri nuk kanë kryer ndonjëherë punë. Kjo është bindja ime pasi vendi ynë nuk ka demokraci funksionale”, tha Alizoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat