Pronat shtetërore te privati/ Tabaku: Projektligj i sponsorizuar, jo transparent e pa propozim publik

Shqipëria

Pronat shtetërore te privati/ Tabaku: Projektligj i sponsorizuar, jo transparent e pa propozim publik

Më: 16 maj 2024 Në ora: 22:07
Jorida Tabaku

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se po bëhet një akt normativ që lidhet privatizimin po i bëjnë dy ndryshime thelbësore, që lidhen me shkëmbimin e pronës publike te privati.

Ajo shtoi se është një projektligj i sponsorizuar nga njerëz të caktuar dhe se ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm me ndarjen nga ligjet e sponsorizuara që vijnë në kuvend.

Tabaku: Kur biseduam kjo ishte çështja që diskutuam për një akt normativ që lidhet privatizimin po i bëjnë dy ndryshime thelbësore, që lidhen me shkëmbimin e pronës publike, duke ia dhënë në dorë ministrisë së Ekonomisë, ndërsa për lejet e zhvillimit mund të jepen edhe toka dhe prona shtetërore duke shembur uzina dhe objekte të tjera.

Ky është një propozim abuzim dhe mund të japim rastin e Teatrit Kombëtar, ku një drejtori e bashkisë së Tiranës ka zyra atje dhe do të jetë preja e radhës. Është një proces që nuk është transparent dhe pa propozim publik, pa një proces ligjor. Është një projektligj i sponsorizuar nga njerëz të caktuar. Ndodhemi në një moment shumë të rëndësishëm me ndarjen nga ligjet e sponsorizuara që vijnë në kuvend. Ne vazhdojnë me këto ligje të sponsorizuar qasje dhe vullnet politik duket se mungon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat