Kushi përplaset me Currin: Ata s’janë emigrantë, por të barabartë me grekët

Shqipëria

Kushi përplaset me Currin: Ata s’janë emigrantë, por të barabartë me grekët

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:15
Evis Kushi dhe Arjan Curri

Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi, është përplasur në “Top Story” me analistin Arjan Curri për fjalimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Kushi: Diaspora shqiptare patjetër që ndikon në procesin e rienerzgjizimit. Po ta keni ndjekur fjalimin e kryeministrit, nuk ishte e papritur, ishte e paralajmëruar se kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh…

Curri: Unë psh. Mund të bëj ndonjë gjë me këtë rienergjizimin?

Kushi: Nuk isha dakord me asnjë fjalë por nuk ju ndërpreva. Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur, ata nuk janë emigrantë, janë të barabartë me grekët, janë integruar në të gjitha fushat

Curri: Kanë marrë pasaportat dhe kanë ikur

Kushi: Shteti shqiptar është në moment tjetër. Për herë të parë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shqiptaro-greke në Athinë është duke u hapur. Kemi një dialog në nivel ekspertësh për çështjen e pensioneve

Rakipllari: Kjo është puna e përditshme e qeverisë, nuk është rienergjizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat