FNSH dhe RENEA aksion blic në Tiranë dhe jashtë saj/ Kontrolle në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt

Shqipëria

FNSH dhe RENEA aksion blic në Tiranë dhe jashtë saj/ Kontrolle në banesat e rivalëve të Ervis Martinajt

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Policia, FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa zona në Tiranë dhe jashtë kryeqytetit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se policia ka ‘zbarkuar’ për kontrolle dhe në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Po ashtu kontrolle po ushtrohen dhe në banesat e personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj.

Sakaq, policia ka shkuar për kontroll edhe në banesën e Martinajt. ‘Mbreti’ i lojërave të fatit, rezulton i zhdukur prej 1 viti, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Sakaq, pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat