Gjatë mega-operacionit të Prokurorisë së Posaçme SPAK të zhvilluar këtë të premte është shpallur në kërkim dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
Dyshohet se Ndoka, së bashku me personazhe të njohur të botës së krimit në vend, si dhe punonjës policie, janë shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas zbërthimit të aplikacionit SKY Ecc.
Ish-deputeti socialist dyshohet për tjetërsim pronash dhe vepra të tjera kriminale.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë lëshuar 43 urdhër-arreste përfshirë, vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, Leonard dhe Erlis Duka, Durim dhe Valter Bami, si dhe Endrit Doklen, Plarent Dervishajn dhe Fatmir Hysenin.
Kontrollet për kapjen e tyre janë ushtruar në Fushë-Krujë, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.
Një pjesë e konisderueshme e personave të shpallur në kërkim, dyshohet se janë jashtë vendit