Tre mjete përfshihen në një aksident në Korçë

Shqipëria

Tre mjete përfshihen në një aksident në Korçë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Kamenicë në të cilën janë përfshirë 3 mjete.

Sipas informacioneve nga policia si fillim janë aksidentuar dy mjete ku njëra i ka prerë rrugën tjetrës dhe më pas është përfshirë dhe një mjet i tretë që ka qenë i parkuar.

Aktualisht policia po bën veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa raportohet se një grua është transportuar në spital për kontroll (nuk është e plagosur sipas policisë, por ka pasur dhimbje qafe).

Nuk raportohet për të plagosur, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat