Rriten të ardhurat në janar-prill, 2.3 mld euro në arkën e shtetit

Shqipëria

Rriten të ardhurat në janar-prill, 2.3 mld euro në arkën e shtetit

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Të ardhurat dhe shpenzimet publike për 4-mujorin e parë të 2024 kanë shënuar rritje dhe një përshpejtim për realizimin e investimeve publike.

Për këtë periudhë,  të ardhurat totale arritën në 231.6 miliardë lekë ose 2.3 mld euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, u mblodhën 240 mln euro më tepër.

Sipas zërave, vetëm nga tatimet dhe doganat janë mbledhur rreth 2 mld euro.

Të ardhurat janë rritur pothuajse në të gjithë sektorët, përvec atyre që janë siguruar nga renta minerare në eksport dhe tatimi mbi fitimi, me rënie rreth 5%.

Edhe shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 4-mujore, arritën 1.8 mld euro, me një realizim në masën 97% të planit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 7 % më të larta.

Shifrat e publikuara, konfirmojnë ecurinë e mirë të ekonomisë sipas planit që ka hartuar ministria e financave në buxhetin dhe menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat