Tabaku: Liria e Medias, një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie funksionale

Shqipëria

Tabaku: Liria e Medias, një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie funksionale

Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:01
Jorida Tabaku

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Ҫështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në takimin e organizuar nga SCIDEV, në lidhje me Forcimi e Sigurisë së Gazetarëve dhe Lirisë së Medias.

Një aktivitet ku të pranishëm ishin dhe funksionarë të qeverisë, që u moderua nga ish-ministrja e Sipërmarrjes në Kosovë, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Kryetarja e Komisionit të Ҫështjeve Europiane, evidentoi në takim problematikat e raporteve të ndryshme të shfaqura nga progresraporti i BE dhe raportet e tjera ndërkombëtare si Freedom House.

Më pas, ajo shtjelloi punën që duhet të bëjë kuvendi, për të mos lejuar rrëshkitjen e Shqipërisë në një demokraci joliberale.

Ajo vuri në dukje se detyra e kuvendit, nuk është noterizimi i vendimeve dhe kërkesave të qeverisë, por kërkesa e llogarisë.

Nëse një kuvend nuk bën këtë detyrë, sipas deputetes së PD Tabaku, ne nuk mund të kemi një rritje të Lirisë së Medias.

Ajo solli si shembull sulmet që gazetarja Ola Xama, pësoi pasi shkroi një investigim mbi kryebashkiakun Veliaj dhe lidhjen e tij me inceneratorët.

“Në të vërtetë detyra e kuvendit dhe mbi të gjitha e opozitës në atë sallë parlamentare është të mbrojmë median nga sistemi i korruptuar dhe që ka sponsorizuar një kulturë korruptive që sulmon të vërtetën kur ajo del nga media”, u shpreh Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat