Skema e “mashtrimit” me kreditë/ PD kërkon seancë dëgjimore me Sejkon, seanca caktohet të martën

Shqipëria

Skema e “mashtrimit” me kreditë/ PD kërkon seancë dëgjimore me Sejkon, seanca caktohet të martën

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:43
Skema e “mashtrimit” me kreditë/ PD kërkon seancë dëgjimore me Sejkon, seanca caktohet të martën

Deputetët e PD kërkuan seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko, lidhur me problemin e kredive të administruara nga Micro Credit Albania sh.a.

Seanca dëgjimore u caktuar ditën e martë, në orën 11:00.

Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Por, në një reagim, Sejko është shprehur se nuk ka informacion zyrtar nga SPAK apo nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë nuk ka atribut për të hetuar mashtrimet financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat