Operacioni i SPAK, lëshohet urdhër-arrest edhe për Lul Berishën

Shqipëria

Operacioni i SPAK, lëshohet urdhër-arrest edhe për Lul Berishën

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:38
Lulzim Berisha

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Lulzim Berishën, që njihet ndryshe edhe si Lul Berisha. Struktura e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste për dy persona, që aktualisht janë në Spanjë.

Ish-kreu i bandës së Durrësit, që ka qenë në kërkim policor që nga viti 2022, u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023. Ai fshihej në Spanjë me letra bullgare dhe pritet që të ekstradohet në vendin tonë.

Profili/ Kush është Lul Berisha

Më 2026, Lul Berisha arriti të dalë nga burgu pa kaluar në qeli për 25 vite, aq sa ishte dhënë dënimi për të nga gjykata. Ai u dënua me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, me pretendimet se ka shkaqe shëndetësore. Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.

Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­- 2000 për veprat penale “Vrasje me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda. Megjithatë, në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016.

Shkak rreth 2 vjet më parë u bë fakti që Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht. Më 2020, Lul Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje që kanë ndodhur më 2005, që janë zbardhur shumë vite më pas. Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim për vrasjen e Klodian Salihut, që u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj, teksa po lëvizte me makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat