Zbardhen emrat/ Këta janë tre zyrtarët e policisë që u shpallën në kërkim, njëri ka qenë drejtues, dy të tjerë efektivë të RENEA-s!

Shqipëria

Zbardhen emrat/ Këta janë tre zyrtarët e policisë që u shpallën në kërkim, njëri ka qenë drejtues, dy të tjerë efektivë të RENEA-s!

Më: 17 maj 2024 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Zbardhen emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.

Ndërkohë, Erigert Mitri aktualisht mban postin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndërkohë, Erigert Mitri aktualisht mban postin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri thekson se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultate.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan ministri i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat