Vathi: Çmimet ndikojnë në 80% të rasteve të turistëve

Shqipëria

Vathi: Çmimet ndikojnë në 80% të rasteve të turistëve

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:34
Besnik Vathi

Besnik Vathi,kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve, nga studion e emisionit ‘Sintezë’ në Neës24 tha se në 80% të rasteve numrin e turistëve e përcaktojnë çmimet.

Vathi tha se pozitive është që në Shqipëri po operojnë kompani ‘loë cost’, por jo vetëm kaq, pasi kemi një rritje të konsiderueshme të trafikur ajror.

Ai tha se nëse vite më parë një spanjoll për të ardhur në Shqipëri vetëm për fluturimin 400 euro, ndërsa futja e linjave loëcost bëri që sot të kemi çmime të ulëta.

“Ne përfituam nga hapja, natyrisht nuk përjashtoj Qeverinë, por rolin kryesor në rritjen e turistëve është pikërisht hapja dhe trendi që ka ky sektor sot në të gjithë Europën”, tha Vathi.

Sipas tij, pati një promovim falas që iu bë Shqipërisë nga rrjetet sociale që e cilëson si destinacion turistik të lirë.

“Ne sot në nivel institucional kemi braktisur panairet e turizmit. Shqipëria vjet ka marrë pjesë në dy panaire dhe këtë vit po në dy panaire, ndërkohë që në 2019 merrte pjesë në 15 apo 20 panaire”, tha Vathi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat