Sa kushton një takim i Ramës me emigrantët? Blendi Klosi zbulon detajet, tregon faturën e Athinës

Shqipëria

Sa kushton një takim i Ramës me emigrantët? Blendi Klosi zbulon detajet, tregon faturën e Athinës

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:43
Blendi Klosi

Një nga çështjet e diskutuara pas takimit të kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë ishte fatura e organizimit të aktivitetit dhe pjesëmarrjes nga Shqipëria. Një një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi përgjigjet për të dyja.

“Nuk ka asnjë shpenzim për këto takime, pasi janë takime të vullentit të lirë të qytetarëve. Ka një qera të sallave të aktivitetit dhe ky është i vetmi shpenzim, asnjë shpenzim tjetër.”- tha zoti Klosi, pa përmendur shpenzimet për foninë, ndriçimin, skenën apo këngëtarët.

Këta të fundit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS, megjithëse dy nga emrat më të njohur të muzikës moderne, janë ofruar pa shpërblim.

“Mesa di unë, në Greqi ishin falas. Që të mos bëjmë lajm, se nuk kam informacion, mesa di unë, nuk ka asnjë faturë që paguan qeveria apo PS.”- tha zoti KLosi për RTSH.

Ai u duk i pashqetësuar nga një padi që PD e Rithemelimit ka bërë në SPAK për burimin e shpenzimeve të takimeve të kryeministrit me emigrantët. Në lidhje me pjesëmarrjen e zyrtarëve, nëpunësve dhe të zgjedhurve nga Shqipëria, zoti Klosi mohoi të ketë patur një organizim me urdhër nga qeveria apo PS.

Numri dy i PS tha se këto janë histori të sajuara nga opozita dhe mediat pranë saj, për shkak se ata vetë nuk mbledhin dot as 20 protestues, siç u tregua në Athinë.

"Nuk ka patur asnjë urdhër dhe pjesëmarrja nga Shqipëria nuk ishte e lartë. Më vjen habi që opozita mban këtë qendrim, por kështu tregon diferencën aq të madhe mes nesh si në Shqipëri, edhe në Greqi. Është kjo arsyeja që vazhdojnë të humbasin vota”-u shpreh zoti Klosi.

Pjesë nga intervista

Elona Meço: Ju pohuat se jeni marrë me organizimin e takimit të kryeministrit në Athinë, por s’kam një gjë të qartë. Këto janë takime të kryeministrit apo të PS?

Blendi Klosi: Janë takime të shqiptarëve me kryeministrin e shqiptarëve, Edi Ramën.

Elona Meço: PO pse përfshihet në këto takime PS?

Blendi Klosi: Nuk jemi përfshirë në kuptimin e strukturës së partisë, por PS përpiqet që mbështetësit tanë të jenë të pranishëm, pasi ne jemi forcë e organizuar edhe në Greqi, edhe në Itali, kemi struktura partie prej dekadash.

Elona Meço: Shpenzimet e këtyre takimeve i paguan PS apo qeveria?

Blendi Klosi: Nuk ka asnjë shpenzim për këto takime, pasi janë takime të vullentit të lirë të qytetarëve. Ka një qera të sallave të aktivitetit dhe ky ëhstë I vetmi shpenzim, asnjë shpenzim tjetër.

Elona Meço: Po këngëtarët që vijnë, vijnë falas?

Blendi Klosi: Mesa di unë, në Greqi ishin falas. Mesa di unë, nuk ka asnjë faturë që paguan qeveria apo PS.

Elona Meço: Po shpenzimet I paguajnë emigrantët atje?

Blendi Klosi: Çdo gjë ka lindur dhe është organizuar si vullnet I diasporës, si vullnet I shoqatave.

Elona Meço: Ju pyes edhe sepse është dorëzuar një padi ë SPAK për këtë çështje nga PD, që beson se ka abuzime të mëdha me fondet publike.

Blendi Klosi: PD ka të gjithë drejtën të bëjë opozitën, shumë mirë që e bën, por e përsëris. Shpreh habi sesi e atashon veten në kundërshtim me mitingjet e shqiptarëve qoftë në Athinë, Milano, Londër, Dyseldorf, pasi forca e atyre mitingjeve është shumë më shumë sesa olitika përçarëse e politikës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat