Bletët e vëllait i ‘zaptojnë’ shtëpinë në Vlorë, çifti rrezikon jetën: Kemi përfunduar në spital

Shqipëria

Bletët e vëllait i ‘zaptojnë’ shtëpinë në Vlorë, çifti rrezikon jetën: Kemi përfunduar në spital

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një çift nga Armeni i Vlorës ankohen për bletët që rrit i vëllai i tyre komshi.

Ata janë alergjikë dhe u rrezikojnë jetën. Bletët në shtëpinë e tyre janë me tufa nëpër mure e në dysheme.

Nga pickimi i tyre e zonja e shtëpisë ka përfunduar në spital. Ata kanë denoncuar në polici por që nuk është marrë asnjë masë.
Bashkia Selenicë dhe Prefektura ia hedhin njëra- tjetrës përgjegjësinë për këtë problem.

Të pyetur nga Fiksi ata u shprehën se presin të mblidhet këshilli bashkiak sepse është hera e parë që përballen me një problem të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat