Karamuço befason: RENEA-s iu hoqën celularët, asgjë nuk dihej deri në...

Shqipëria

Karamuço befason: RENEA-s iu hoqën celularët, asgjë nuk dihej deri në...

Më: 17 maj 2024 Në ora: 23:27
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në  një emision televiziv deklaroi se forcave të përfshira në aksion, RENEA-s dhe FNSH-së i janë hequr telefonat celular dhe janë hedhur në terren për të finalizuar mega-aksionin e SPAK.

Dje në darkë di që kishte një operacion të madh që do të zhvillohej, tha Karamuço, dhe në momentin që mbërriti deri te telefonat tanë, mendova që ky do operacion do dekonspirohet.

“Nuk dinim emra, nuk dinim konkretisht se për kë bëhej fjalë”.

“Nuk kemi inventar të operacionit, për shkak që është operacion masivë ka përfshirë shumë foraca të RENEA-as dhe FNSH-së dhe që mbrëmë i janë hequr celularët dhe janë ccuar në banesat konkrete dhe kur kanë marr letrën kanë kuptuar”, u shpreh ai.  

Gjithashtu ai tha, “dinim numra, dinim një orar por nuk dinim emra.  Dhe tani në darkë nuk e dinë njerëzit se kujt do i shkohet në shtëpi për ti arrestuar.  Ne nuk e dimë endë a ka ndonjë zyrtar tjetër i policisë që mund të arrestohet, ndaj duhet të presim fundin e operacionit. Do ta shohim operacionin në fund kur të thotë që ishin 50 , kaq janë jashtë dhe ata që kërkuam gjetëm vetëm tre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat