U kap me doza kanabisi gati për shitje, pranga të riut dhe dy blerësve në Fier

Shqipëria

U kap me doza kanabisi gati për shitje, pranga të riut dhe dy blerësve në Fier

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë këtë të shtunë në Fier.

Policia bën me dije se është arrestuar një 28-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar 1.2 kilogram  kanabis me qëllim shitje dhe dy blerësit e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e njërit prej të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 179 doza lëndë narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve, 2 automjet dhe 4 celularë.

“Në aksin rrugor “Levan-Qarr”, në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat