Me kanabis me vete, arrestohet në Muriqan 34-vjeçari

Shqipëria

Me kanabis me vete, arrestohet në Muriqan 34-vjeçari

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar ka rënë në pranga në pikën kufitare më Muriqan pasi u kap me kanabis me vete.

34-vjeçari u arrestuar gjatë kontrolleve të kryera në kufi me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Nga kontrolli i kryer në dalje të Republikën e Shqipërisë në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat