Goditi punonjësin e policisë në Pukë, ndalohet 58-vjeçari

Shqipëria

Goditi punonjësin e policisë në Pukë, ndalohet 58-vjeçari

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një 58-vjeçar është ndaluar nga policia.

Kjo pasi dyshohet se për shkak të detyrë ka goditur me grusht, punonjësin e Komisariatit të Policisë Pukë.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore ndaluan shtetasin 58 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Pukë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat