Betoniera del nga rruga në Elbasan, lëndohet një 60-vjeçar

Shqipëria

Betoniera del nga rruga në Elbasan, lëndohet një 60-vjeçar

Më: 18 maj 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një aksident në punë raportohet të këtë ndodhur pak momente më parë në fshatin  Fush Bull në Elbasan.

Betoniera e një firme ndërtimi, që drejtohej nga një 60-vjeçar, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është lënduar dhe është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonierës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat