Dhërmi/ Pronari dhe dy punonjës të një hoteli bien në kontakt me energjinë elektrike, dërgohen me urgjencë në spital

Shqipëria

Dhërmi/ Pronari dhe dy punonjës të një hoteli bien në kontakt me energjinë elektrike, dërgohen me urgjencë në spital

Më: 18 maj 2024 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.

Të tre janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat