Mbërrijnë motorët ambulancë në Vlorë, Koçiu: Zgjidhja e duhur për të përballuar fluksin

Shqipëria

Mbërrijnë motorët ambulancë në Vlorë, Koçiu: Zgjidhja e duhur për të përballuar fluksin

Më: 18 maj 2024 Në ora: 18:51
Ilustrim

Gjatë këtij sezoni turistik, shërbimi i ambulancës në zonat turistike do të ofrohet edhe me motorë, për të mundësuar mbërritjen më të shpejtë te personat në nevojë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi nga Vlora, ku pati një demonstrim të motoambulancave, se për herë të parë gjatë këtij sezoni veror, flotës së urgjencës mjekësore paraspitalore i janë shtuar edhe motoambulancat dhe është rritur numri i autoambulancave për 34 qendrat shëndetësore verore.

Koçiu deklaroi se këto motoambulance, risi e masave të marra “janë zgjidhja e duhur në ato situata kur e kemi të pamundur që të aksesojmë shpejt një ngjarje apo dikë që ka nevojë për ndërhyrje shëndetësore sa më të shpejtë”.

“Me motoambulancat do të kemi një reagim shumë të shpejtë dhe e sjellim mjekun, infermierin në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin”, theksoi ministrja.

Hodhi në erë automjetin e Pren Gjinit në 2020, Edison Reçi informohej nga zyrtari i policisë për lëvizjet e tij

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se motoambulancat janë të pajisura me aparaturat mjekësore si defibrilator për defibrilim (goditje elektrike), kryerjen e elektrokardiogramës që në banesë dhe fillim e terapisë së menjëhershme në raste ishemie ose infarkti si dhe me medikamentet përkatëse.

“Të gjitha qendrat shëndetësore i kemi me defibrillator automatik.  Çanta është e përshtatur për motorin në të cilën është një bombol oksigjeni 2 litroshe, është seti i ventilimit, seti i medikamenteve dhe i infuzioni”, tha Brataj.

Gjithashtu, për herë të parë të gjitha qendrat shëndetësore verore janë pajisur me defibrilator automatik për goditje elektrike në rastet e infarkteve që çojnë në arrest kardiak.

Masat shtesë për ndihmën e parë merren edhe për të përballuar fluksin e turistëve. Vitin e shkuar Shqipëria regjistroi mbi 10 milionë vizitore por që në këtë vit pritet një rritje me të paktën 30 për qind

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat