Shpërthimi në një banesë në Fushë Krujë, ja kujt iu vendos lënda plasëse

Shqipëria

Shpërthimi në një banesë në Fushë Krujë, ja kujt iu vendos lënda plasëse

Më: 19 maj 2024 Në ora: 07:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sasi lënde plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

BalkanWeb ka mësuar se banesa është në pronësi të shtetasit Alfred Kurti.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin dy vëllezërit bashkë me familjet e tyre dhe nëna e moshuar. Sipas raportimeve për BalkanWeb, dy vëllezërit merren me mobileri dhe nuk njihen si persona problematikë.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat