Dita Botërore e Mjekut të Familjes, Shehu: Kudo janë themeli i sistemit shëndetësor, në Shqipëri mungon vlerësimi

Shqipëria

Dita Botërore e Mjekut të Familjes, Shehu: Kudo janë themeli i sistemit shëndetësor, në Shqipëri mungon vlerësimi

Më: 19 maj 2024 Në ora: 09:16
Deputeti demokrat Tritan Shehu

Deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjetet sociale, në ditën Botërore të Mjekut të Familjes, shkruan se ata janë themeli i sistemit shëndetësor.

Por sipas Shehut, kjo nuk ndodh në Shqipëri,  ku nuk ka një njësim midis Mjekut të Familjes e atij të Përgjithshëm, si në ciklin pasuniversitar, në trajtimin financiar, pozicionimin, për aktivitet të njëjtë.

Shehu shkruan se gjithashtu në Shqipëri nuk ka një sistem vlerësimi, promovimi, kariere të tyre.

“Janë nën trysninë e “objektivave” të koruptive të sistemit, si për atë Check ap, rekomandimin e medikamenteve të origjinës jo të sigurtë, etj.

Trajtohen thjesht si “drejtues trafiku” për pacientin”, shkruan deputeti.

Postimi nga Tritan Shehu

Mjeku i Familjes, themel i sistemit shëndetësor!

Sot, në Ditën Botërore të Mjekut të Familjes, përshëndetjet e urimet më të mira atyre e Mjekut të Përgjithshëm!

Profesionistët, me shpirt social, që përballen me sëmundjet e faktorët dëmtues.

Mjeku i Familjes e ai i Përgjithshëm janë asete garancie për një sistem shëndetësor, për parandalimin, cilësinë, koston, edukimin shëndetësor.

Janë promotori i konkretizimit të strategjisë së sotme:

“Një shëndet-Planet i shëndetshëm, njerëz të shëndetshëm”!

Janë të tillë kudo në Botën civile…fatkeqësisht jo në Shqipëri ku:

1- Nuk ka një njësim midis Mjekut të Familjes e atij të Përgjithshëm, si në ciklin pasuniversitar, ne trajtimin financiar, pozicionimin, për aktivitet të njëjtë.

2- Nuk ka një sistem vlerësimi, promovimi, kariere të tyre.

3- Keq përdoren, duke shkatëruar kështu bazën profesionale e shkencore të tyre.

4- Janë nën trysninë e “objektivave” të koruptive të sistemit, si për atë  Check ap, rekomandimin e medikamenteve të origjinës jo të sigurtë, etj.

3-Trajtohen thjesht si “drejtues trafiku” për pacientin.

4- Nuk kuptohet e as shfrytëzohet roli themelor i tyre, gjë që ishte një nga shkaqet kryesore të “tragjedise Covid”, të përjetuar në Shqipëri.

Duke u bërë kështu “viktima” të një sistemi shëndetësor pa asnje fizionomi, me një kujdes parësor pa perspektivë dhe krejtësisht të centralizuar.

Kur e ardhmja e tij duhet të jetë:

Profesionisti i lirë i konvencionuar me sistemi sigurativ, qoftë për Mjekun e Familjes a të Përgjithshëm ashtu dhe për Specialistin ambulator kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat