Turistët e huaj në Elbasan, gjermanë dhe kanadezë! Rritet numri i vizitorëve në qytet

Shqipëria

Turistët e huaj në Elbasan, gjermanë dhe kanadezë! Rritet numri i vizitorëve në qytet

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Kjo është një ditë e zakonshme e cila e gjen Elbasanin të mbushur me turistë. Edhe pse zakonisht është ndalesë njëditore, turistët shfaqin interes për historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Kalaja, muzeu etnografik, kisha e xhamia në kala janë destinacionet kryesore të vizitorëve.

”Jam nga Gjermania. Është hera ime e parë në Shqipëri. Më vjen keq nuk flas shumë mirë Anglisht”, shprehet një prej turistëve.

“Ne jemi nga Kanadaja. Është hera jonë e parë në Shqipëri. Kemi ardhur tre ditë më parë në Tiranë, dhe do të vijojmë drejt Shkupit. Është shumë bukur. Tirana është e bukur, ka vende për tu parë, më pas bëmë një shëtitje në perëndim të Tiranës në zonën e plazhit dhe ishte shumë bukur. Sot kemi ndaluar të bëjmë fotografi në kalanë e Elbasanit”, thotë një tjetër

“Jemi nga Turqia dhe që kur kemi hyrë në kufi po shijojmë këtë bukuri, lumenjtë, gjelbërimi, Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme. E kemi amanet prej Turqisë të vizitojmë Shqipërinë”, deklaron një turiste.

Përpara se të vijojnë rrugëtimin e tyre nëpër Shqipëri, turistët shprehin interes për Muzeun Etnografik i cili pasqyron jetën e një familje qytetare Elbasanase shekuj më parë. Natyra e bukur shqiptare dhe mikpritja janë dy përshtypjet që të huajt marrin me vete teksa largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat