U evidentuan duke kryer punime pa leje, procedohen nga policia 4 persona

Shqipëria

U evidentuan duke kryer punime pa leje, procedohen nga policia 4 persona

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

4 persona janë proceduar ditën e sotme në Kukës pasi policia evidentoi 2 raste të ndërtimeve pa leje.

Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet  në terren u zbuluan dy raste të ndërtimit pa leje.

Personat e proceduar janë një 42-vjeçar me inicialet S. H., 49-vjeçari me inicialet A. M.

Gjithashtu janë proceduar dy persona të tjerë me inicialet A. H. dhe M. S.

Ata u konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat