Goditja e 7 grupeve kriminale/ Ilir Meta reagon për operacionin e SPAK

Shqipëria

Goditja e 7 grupeve kriminale/ Ilir Meta reagon për operacionin e SPAK

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:51
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër arreste, mes tyre edhe ish zyrtarë policie.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale.

Sipas tij faktet e bëra publike sot janë ditur që para një viti, ndërsa thekson se duhej të ishte vepruar më parë.

“Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero.

Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat