Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Modest në numra, por kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Shqipëria

Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Modest në numra, por kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio.

Ndërsa ka publikuar foto nga takimi, kryebashkiaku Veliaj nënvizon rolin kyç që ka komuniteti shqiptar atje në forcimin e lidhjes mes dy vendeve.

Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve! Shume mirënjohje Amb. @gjergjT dhe misionit tone @AlEmbassyJapan për punën e palodhur e te përkushtuar prej vitesh”, shkruan Veliaj në rrjetin social X.

Gjatë vizitës në Japoni Veliaj promovoi Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë gjatë samitit të Teknologjisë në Tokio, ndërkohë që është takuar me përfaqësues të shtetit si kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike duke theksuar se marrëdhëniet e mira që janë do të fuqizohen edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat