Megaoperacioni, GJKKO tërhiqet për të marrë vendim ndaj 9 të arrestuarve, çfarë pretendojnë avokatët

Shqipëria

Megaoperacioni, GJKKO tërhiqet për të marrë vendim ndaj 9 të arrestuarve, çfarë pretendojnë avokatët

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

GJKKO është tërhequr për të marrë vendim për 9 të arrestuarit në sajë te megaoperacionit të SPAK. 

Top Channel mëson se dosja është voluminoze, prej 240 faqesh. Avokatët kanë kërkuar që arrestimi të cilësohet i paligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e SkyEcc.

Në materialet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale.

Përgjimet janë ndarë në 20 fashikuj. Vendimet priten për Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat