Gazetari i njohur italian bën deklaratën e fortë për situatën e krimit në Shqipëri: Mafia është e lidhur ngushtë me politikën

Shqipëria

Gazetari i njohur italian bën deklaratën e fortë për situatën e krimit në Shqipëri: Mafia është e lidhur ngushtë me politikën

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:21
Gazetari i njohur italian Stefano Marcelli

Gazetari i njohur italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. I ftuar në një studio televizive, ai tha se “mafia është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate.

Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri.

Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë.

Shoh që luftohet shumë pak.

Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat