Meta: Rilindja i ka shpallur luftë familjes, shqiptarë mos iu nënshtroni diktaturës homoseksuale

Shqipëria

Meta: Rilindja i ka shpallur luftë familjes, shqiptarë mos iu nënshtroni diktaturës homoseksuale

Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:30
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një konference për mediat, dënoi atë që e quajti si imponimin e pabesë ndaj fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të lakuriqësisë, satanizmit, perversitetit dhe transvestizmit nga Rilindja e Edi Ramës.

Ndërsa etiketoi Qeverinë si ‘Prindi 1’ dhe Bashkinë e Tiranës si ‘Prindi2’,  Meta tha se në shfaqjen e 16 majit të organizuar te liqeni i Tiranës, përpara shumë fëmijëve, ku ndër shumë skena të pahijshme njera prej tyre ishte më monstruozja.

“Një person performonte i veshur si shejtani i mallkuar, me dy brinjë mbi kokë dhe me fytyrën e shejtanit.

Veshja ku simulohej djalli i mallkuar ishte lakuriq dhe dukej qartë organi seksual mashkullor, kurse në pjesën e sipërme ishte me një gjoks femre, edhe kjo lakuriq.

Në këtë shfaqje promovohej qartë, lakuriqësia, satanizmi dhe tranvestizmi.

Sot në kundërshtim me ligjin në fuqi, pritet që në tarracën e Bashkisë së Tiranës të kryhet martesa e pare ndërmjet dy vajzave.

Ky është një promovim zyrtar i martesave të paligjshme që bën Bashkia e Tiranës – “Prindi 2” dhe Qeveria “rilindase” – “Prindi 1”.

Në raste të tjera, në kopshtet e Bashkisë së Tiranës janë dërguar formular në të cilët, fëmijëve ju shmangej emërtimi nënë dhe baba, por cilësoheshin me emërtimin “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, duke promovuar qartësisht në këtë mënyrë familjen e jashtëligjshme.

Ne dënojmë me forcë sjelljet e pabesa të njëanëshme që promovojnë tek fëmijët dhe rinia shqiptare këto sjellje dhe devijime, që nuk përputhen me moralin tradicional shqiptar, me familjen tonë të përbërë nga nëna, babai e fëmijët, por edhe me fetë tona tradicionale shqiptare, si islami dhe krishtërimi.

Sjellja e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë është e pabesë, sepse Partia Socialiste nuk është mandatuar nga populli shqiptar dhe në fushatat e tyre elektorale asnjëherë nuk e kanë patur në programin e tyre, kthimin e fëmijëve tanë dhe të rinisë shqiptare në homoseksuale apo edhe më keq.

Ne gjithashtu dënojmë heshtjen ndaj këtyre veprimtarive denigruese të standardit të moralit tradicional shqiptar nga çdo aktor shoqëror dhe politik në vend..

Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos i nënshtrohen diktaturës homoseksuale dhe perverse që po imponohet me forcë nga lobet ndërkombëtare sepse ajo kërcënon seriozisht vazhdimësinë e kombit por edhe me tej, vazhdimësinë e jetës në tokë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të mbrojtur familjen dhe jetën, si dhe me aktivitetet e tjera në mbrojtje të familjes, jetës dhe moralit tonë.

“Rilindja” i ka shpallur luftë dhe po bën çdo përpjekje për shkatërrimin dhe zhbërjen e vlerave të familjes”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat