Ndryshon së shpejti struktura e mjekut të familjes

Shqipëria

Ndryshon së shpejti struktura e mjekut të familjes

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Për herë të parë, Shqipëria pritet të kalojë si sistemi europian përsa i përket mjekëve të familjes. Sipas një projekti të Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët e familjes do të fuqizohen duke kaluar në qendra të mjekësisë familjare, duke ulur numrin e referimeve në shërbimet sekondare, terciare dhe në shërbimet e urgjencës.

“Politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për fuqizimin e rolit të mjekut të familjes në qendrat shëndetësore të cilat sipas një projekti do kthehen në qendra të mjekësisë familjare dhe mjeku i familjes në këto qendra do ketë një rol shumë të madh seç ka patur”, tha Salma Idrizi, zv/rektore e Universitetit të Mjekësisë.

Për shkak të rolit që do të marrin mjekët e familjes, por edhe rritja e pagave për bluzat e bardha ka bërë që këtë vit të ketë një interes të shtuar të mjekëve të rinj për të zgjedhur specializimet për mjekë familje dhe atë urgjence ku prej vitesh nuk zgjidheshin nga aplikantët duke rrezikuar mungesën e mjekëve në këto dy fusha.

“Këtë vit ka patur 283 kuota për specializime, 273 kanë qenë për universitetin e mjekësisë dhe 10 kuota për atë dentare. Këtë vit risi ka qenë numri i kuotave për mjekësinë e familjes dhe për urgjencat dhe mjekët mund të hynin në këto degë edhe pa konkurs pa testimin e informarizuar. Ka pasur shumë kërkesë për këto dy degë krahasuar me vitet e tjera. Por edhe rritja e pagave ka ndikuar në rritjen e interesimit për këto degë”.

Nga 30 kuota të miratuar për mjekë familje, janë zgjedhur 26. Por universiteti i Mjekësisë pritet të hapë sërish fazën e aplikimeve për plotësimin total të tyre.

“Kemi kuota të paplotësuara për mjekë familje dhe urgjence dhe do hapet një fazë tjetër për të plotësuar këto kuota bosh”.

Këtë vit Universiteti i Mjekësisë hoqi testimin për specializimet vetëm për degën e mjekësisë familjare dhe atë të urgjencës, për të thithur sa më shumë studentë dhe për të plotësuar vakumin e krijuar ndër vite në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat