Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes

Shqipëria

Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes

Më: 20 maj 2024 Në ora: 08:39
Arben Ramkaj

Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, Arben Ramkaj ka reaguar në lidhje me celebrimin e martesë së dy vajzave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Ramkaj e cilësoi këtë martesë të paligjshme dhe informale.

Ai deklaro për Euronews Albania se martesa e dy vajzave thyen kodin e familjes, ndërsa theksoi se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kosto me vendimin për celebrimin në tarracën e bashkisë.

Kjo është një martesë informale, anti-ligjore, e paparashikuar nga ligji dhe kodi i familjes. Problemi është se kjo është bërë në një zyrë publike të shtetit shqiptar nga një bashki e cila ka një këshill bashkiak, ka autoritete, ka qytetarë që e kanë votuar. Kanë marrë një mal me vota nga konservatorët dhe tradicionalët. Kryetari i bashkisë mori këtë vendim që do i kthehet në kosto politike”, theksoi Ramkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat