“Prioritet, menaxhimi i sfidave që sjell integrimi i rajonit në BE”, Alket Hyseni: Do të përballemi me treg të konsoliduar

Shqipëria

“Prioritet, menaxhimi i sfidave që sjell integrimi i rajonit në BE”, Alket Hyseni: Do të përballemi me treg të konsoliduar

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:15
Alket Hyseni

Drejtues të industrisë dhe ekspertë nga Europa janë sot pjesë e një konference që po mbahet në Tiranë.

Alket Hyseni, drejtues i STAIFE foli mes të tjerash prioritet mbetet menaxhimi i sfidave që sjell integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.

Ai shtoi se duhet një parapërgatitje dhe duhet gjetur ekspertiza e nevojshme tani, në mënyrë që të jemi të përgatitur për sfidat që na sjelle ardhmja.

Hyseni evidentoi se sfidat që sjell anëtarësimi në Union, janë konkurrenca me tregun europian që është i konsoliduar dhe nevoja e adaptimit dhe standardet e produkteve dhe shërbimeve.

 

“STRAIF është një kompani globale menaxhimi të riskut e përbërë nga ekspertë të nivelit të lartë që ofron shërbime për korporata, individë por dhe për qeveritë. Në shtrirja globale, në 7 shtete të ndryshme me zyra të saj duke përfshirë Uashington, Bruksel, Tiranë,, Stamboll e Sofie.

Duke shfaqur interes të madh të zhvillimet politike e ekonomike, madhe edhe shoqërore të rajonit STRAIF ka zhvilluar disa aktivitete të nivelit të lartë.

Prioritet menaxhimin e sfidave që sjell integrimi i rajonit në BE.

Në përputhje me këtë, kemi hapur zyra në Bruksel e Tiranë.

Konferenca e zhvilluar sot ka në thelb këto sfida. Që nga 2006 është ratifikuar MSA. Ka qenë një proces i gjatë integrimi që në thelb ka 4 kolona kryesore, dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozita tregtare lidhur me liberalizimin progresiv deri në vendosjen e një zone tregtie të lirë mes palëve, liri komunitare dhe bashkëpunimi si në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.

Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, por ky proces ka sjellë problematika.

Anëtarësimi sjell benefite të konsiderueshme, si rritja e akesit në fondet e BE, mbështetja në sektorin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, suporti dhe subvencionimi i tyre, transparencë në rregullat tatimore dhe kontabiliteti i biznesit. Zhdukjen e kufizimeve doganore, procedurat e thjeshtëzuara gjata tregtisë me vendet e BE, qasje më e lehtë në një treg tashmë prej 450 mln banorësh.

Por përtej tyre, shfaqen problematika e sfida si konkurrenca me tregun e konsoliduar në BE, nevoja e adaptimit me kriteret e përcaktuara nga rregulloret dhe legjislacioni i BE, veçanërisht  dhe standardet e produkteve dhe shërbimeve, pronësia intelektuale, mbrojtja e ambientit, mbrojtja e konsumatorit dhe të drejtat e punëmarrësve.

Këto janë vetëm disa nga sfidat, që përballin kompanitë por edhe shtetin.

Më lejoni të huazoj nga Hemingway me “Plaku dhe deti”, pensonazhin e peshkatarit.

Krahasimisht kjo simbolizon mbijetesën e bizneseve tona. Sigurimin e atij peshkut simbolikë e produktit të biznesit. Por me daljen nën det të hapur me dallgët e mëdha, pa njohuritë naviguese në tregjet komunitare, pa parapërgatitjen e vigjilencën e duhur kam frikë se edhe kur për fat mund t’i mbijetojmë dallgëve, edhe kur arrijmë të kapim ndonjë peshk mund të na hapë peshkaqeni.

Pa panik e pesimizëm, edhe pse besojmë se perspektiva është mëse optimiste, duhet t’i hapim sytë sot të gjejmë konsultën dhe ekspertizën e nevojshme, të bëjmë trajnimet e debatine  duhur, në këtë moment kur të mos jetë vonë.

Falenderoj të ftuarit e sotëm: kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, deputeten Jorida Tabaku, zonjën Gjonaj, disa miq që për shkak të angazhimeve do na bashkohen më vonë nga parlamenti, Dhomën Amerikane të Tregtisë për suportin, përfaqësues të biznesit dhqiptar e rajonalë, duke veçuar grupin “Devolli, “Kastrati”, “Balfin”, “BolvOil”, zotin Irfan Hysenbelliu, zotin Bregasi, zotin Ismaili e shumë të tjerë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat