Ndodh për herë të parë në Tiranë, dy gra kurorëzojnë dashurinë me martesë

Shqipëria

Ndodh për herë të parë në Tiranë, dy gra kurorëzojnë dashurinë me martesë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Në Tiranë për herë të parë, dy gra kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ngjarja ndodhi në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private, Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie.

Të dyja janë shfaqur me fustan të bardhë.

Të premten e 17 majit, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civilekërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara. Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë. Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore e konkretiziuan duke u veshur të dyja nuse, mbrëmjen e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat