Ish deputeti i PS dhe Emiljano Shullazi vëzhgojnë lëvizjet e Durim Bamit: Don terezi ai m*t, shohim mos po i vjen ora

Shqipëria

Ish deputeti i PS dhe Emiljano Shullazi vëzhgojnë lëvizjet e Durim Bamit: Don terezi ai m*t, shohim mos po i vjen ora

Më: 20 maj 2024 Në ora: 14:07
Ndoka dhe Shullazi

Në dosjen e SPAK janë zbardhur me detaj të gjitha përgjimet për eliminimin e vëllëzërve Durim dhe Valter Bami, kërkuar nga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Sipas dosjes të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka komunikon me Emiljano Shullazin, që i jep informacion lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami.

Shullazi i thotë Ndokës se “ai rri shumë në zonën e Oxhakut, madje del edhe pa blindë”.

“Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Eshtë fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora”, thuhet ne pergjimet e dy personazheve.

Pjesë nga dosja

Më datë 06.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami me qëllim që Arbeni të marrë masa për vrasjen e tij….po më thotë tani që rrin aty tek Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind, tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Eshtë fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke rradhën ti.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Ervin Kodra i dtl. 01.04.1985 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AA912RB me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 me datë 22.07.2018 duke kaluar në P.K.K. Hani Hotit në dalje.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Gentjan Koçi i dtl. 25.08.1993 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AB250AV me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 duke kaluar në P.K.K Morinë më datë 16.11.2022 në dalje dhe më datë 17.11.2022 duke kaluar në P.K.K. Morinë në hyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat