“Për atë mbushin 1 milion euro! Do të bëj festë policia”- Plani për eliminimin e Durim Bamit

Shqipëria

“Për atë mbushin 1 milion euro! Do të bëj festë policia”- Plani për eliminimin e Durim Bamit

Më: 20 maj 2024 Në ora: 15:18
Durim Bamit dhe Emiljano Shullazi

Për “kokën” e Durim Bamit duket se ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka ishte gati të paguante një shumë prej 1 milion euro.

Detaji është zbuluar në zbardhjen e bisedave mes dy personazheve të njohur të krimit, Emiljano Shullazit dhe të fortit të Selenicës, Satilno Basho.

“Se për atë mbushin 1 miljon euro”, i drejtohet Emiljano Shullazi të fortit të Selenicës, duke shtuar se për vrasjen e Durim Bamit mund të përfitojnë nga 100 mijë euro.

Ai i kërkon të marrë informacion në lidhje me personat që kanë vrarë shtetasin Edison Harizaj.

“Duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se zbën. Pra ti thua “Cipuri” (Armando Sulejmani) me vëllain e “Buzderrit” kanë gjuajtur”, thotë Shullazi.

“Më datë 24.05.2020 shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Satilno Basho dhe diskutojnë

Në vazhdimësi e pyet për shtetasin Durim Bami dhe i shpjegon që për vrasjen e tij mund të marrim 1000 000 euro….me atë Durim Bami, është ai nga Fush Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 miljon euro. Ktë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri ca flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëj festë policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hic arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë. Biseda vazhdon përsëri në lidhje me marrjen e informacioneve në lidhje me personat që kanë vrarë shtetasin Edison Harizaj, …duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se zbën. Pra ti thua “Cipuri” (Armando Sulejmani) me vëllain e “Buzderrit” kanë gjuajtur”, thuhet në përgjimet në dosje të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat