I dehur në timon përplasi dy automjete, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

I dehur në timon përplasi dy automjete, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, 55-vjeçari, në gjendje të dehur ka përplasur dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale.

“Arrestohet në flagrancë shtetasi 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat