Martesa mes dy vajzave në tarracën e Bashkisë Tiranë, institucionet fetare kundër

Shqipëria

Martesa mes dy vajzave në tarracën e Bashkisë Tiranë, institucionet fetare kundër

Më: 20 maj 2024 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Myftinia Tiranë ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një “martese” mes dy individësh të së njëjtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

Me të njëjtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetareve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve.

“Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërire qoftë ajo”, thuhej ndër të tjera në reagim.

Gjithashtu, një një deklaratë zëdhënësi i konferencës ipeshkvnore të kishës katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja, ka reaguar për këtë martesë.

Dom Pashkja tha se kisha katolike është kundër martesave të së njëjtës gjini ndërsa deklaroi se personi që shfaqet me veshjen e një kleriku nuk është pjesë e kishës katolike shqiptare por ka abuzuar me veshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat