“Toka, drogë e lojëra fati”, Karamuço: Aksioni me urdhër të SPAK paralizoi mbi 40 përqind të krimit

Shqipëria

“Toka, drogë e lojëra fati”, Karamuço: Aksioni me urdhër të SPAK paralizoi mbi 40 përqind të krimit

Më: 20 maj 2024 Në ora: 20:41
Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikë Ervin Karamuço komentoi aksionin me urdhër të SPAK. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço vlerësoi operacionin kombëtar, duke shtuar se është paralizuar gati 41 % e krimit që ka përfshirë vendin.

Eksperti i Kriminalistikës theksoi se ajo çfarë është vënë re, është fakti se krerët e bandave flasin për toka, lojëra fati dhe drogë.

“Operacioni i vetëm në 112 vite shtet, kemi paralizuar 41 % të krimit në vend. Kemi pasur goditje të bandave, por jo të këtij niveli. Ky është një grup kompleks i lidhur me politikën, edhe me biznesin edhe me median. Deri tani janë dy gazetarë që dihen të përfshirë. Ish-shoku im i shkollës, i ndjeri gjyqtari Konomi, është për porositur për t’u vrarë nga një person që sot rezulton i vrarë. Personi që mendohet se ka vendosur eksploziv është në burgim të përjetshëm, ndërsa ata që e kanë porositur janë të lirë dhe janë në nivele të larta të biznesit të pushteti. Pra ky është një biznes tokash. Edhe në diskutimet që bëjnë krerët e bandave, flasin për toka, lojëra fati e drogë. Këto janë tre burimet kryesore për të cilat janë konfliktuar thuasje shtatë grupe kriminale. Edhe vrasja e Santos dyshohet se ka lidhje me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tani e tutje mbase ndonjëri nga këto do të flasë dhe sigurisht, nëse Durim Bami kapet edhe ekstradohet është nga arkivat më të mëdha të bandave”, tha ai.

Nga ana e tij, Gazetari Ermal Vija u shpreh se ish deputeti Aben Ndoka dhe Bami janë në arrati.

“Këto grupe kriminale përveçse ashpërsisë që kanë pasur ndaj njëri tjetrit kanë qenë të mirëfinancuar”, shtoi gazetari Vija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat