“Metamorfoza 2 nuk kishte asgjë të re”, gazetarja: Uniforma e policisë është bërë pis në këtë dosje, ja sa euro vlente jeta e Durim Bamit

Shqipëria

“Metamorfoza 2 nuk kishte asgjë të re”, gazetarja: Uniforma e policisë është bërë pis në këtë dosje, ja sa euro vlente jeta e Durim Bamit

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:03
Dorjana Bezat

Gazetarja Dorjana Bezat, e ftuar në “Top Story”, analizoi dosjen “Metamorfoza 2”, një megaoperacion i SPAK që zbuloi dhe arrestoi kokat e krimit.

Sipas saj, nuk kishte diçka të papritur për urdhërarrestet që u nxorën, sepse ishin ngjarjen që diheshin, por nuk ishin të faktuara.

“Për 50 personat që u nxorën urdhër-arreste janë ngjarje që i përkasin së shkuarës, rreth tre viteve të fundit, nuk kishte asgjë të re, sidomos për ne gazetarët. Ne morëm konfirmimet për ngjarjet, i kishim prekur në ngjarjet tona. Ne e dinim kush e donte të vdekur Durim Bamin. Në listën e tyre, janë 8 ose 9 persona që tani janë viktimë, emra që kanë shërbyer si indicie për hakmarrje ose krime të tjera. Kryesorët në këtë dosje janë Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, që paraqiten si financues për të kryer vrasjet. Në këtë dosje gjithashtu kemi parë që vrasja është një shërbim, jeta e njeriut vlen deri në 1 milion euro, siç ishte rasti i Durim Bamit, sepse konsiderohej i rrezikshëm”, thotë gazetarja.

Bezat thekson faktin që në krimin e organizuar ka shumë policë të përfshirë, fakt të cilin e quan ‘të trishtë’.

“Uniforma e policisë është bërë pis në këtë dosje, kemi parë bashkëpunim të policisë, por këtu është në nivel më të lartë. E trishtë që policia është në kërkim të vetes, por nuk janë vetëm katër në kërkim”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat