Operacioni i SPAK-ut, Kikia: Shumica e personazheve të asaj liste, janë edhe më VIP-a se ata që futen në ''Big Brother''

Shqipëria

Operacioni i SPAK-ut, Kikia: Shumica e personazheve të asaj liste, janë edhe më VIP-a se ata që futen në ''Big Brother''

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:29
Mentor Kikia

Analisti, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se shumica e personazheve të operacionit të SPAK-ut janë personazhe VIP edhe më shumë VIP-A se ata që futen në ''Big Brother''.

Kikia: Shumica e personazheve të kësaj liste janë shumë të njohur për publikun, janë personazhe VIP edhe më VIP-a se ata që futen në ‘’Big Brother’’.

Sepse edhe për shkak të natyrës që ne si shoqëri absorbojmë shumë lajme me kriminalitet dhe me dhunë dhe nëpër studiot televizive është folur pa fund dhe treçerku i këtyre njerëzve janë shumë të njohur për publikun.

Sepse i klikon dhe gjen qindra lajme në të gjitha llojet e mediave.

Janë emra që i përkasin zyrtarisht botës së krimit.

Operacioni nuk bëri thjesht identifikimin e tyre si kriminelë, por shkoi në zbërthimin e strukturave kriminale që këta drejtonin.

U zbuluan disa vrasje që ishin misterioze deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat