“Shullazi jepte urdhra për vrasje nën regjimin 41 biss”, gazetari: Përdorte SKY ESC, mesazhet tregonin që…

Shqipëria

“Shullazi jepte urdhra për vrasje nën regjimin 41 biss”, gazetari: Përdorte SKY ESC, mesazhet tregonin që…

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:43
Flamur Veizi

Gazetari Flamur Veizi, në një lidhje live për “Top Story”, për dosjen e SPAK “Metamorfoza”, pjesë e së cilës është edhe Emiljano Shullazi, tha për këtë të fundit se komunikonte në SKY ESC nga regjimi ’41 biss’. 

Shullazi ishte i dënuar me bandën e tij për vepra të mëparshme të rënda kriminale. Nga komunikimet në aplikacionin SKY rezulton se Emiljano Shullazi ka komunikuar me informatorin që ishte porositur të ndiqte lëvizjet e Durim Bamit.

“Flisnin nga burgu me SKY ESC, Emiljano Shullazit i është dhënë urdhri për t’u futur në 41-biss, si ka mundësi kur ishte në biss jepte informacione dhe urdhra për vrasje. Në 2019-ën deri në fund të 2021-shit, Sky i Shullazit përdorej nga burgu, kush shkruante nga telefoni i tij? Ke mesazhe që përdorej telefoni i tij në atë kohë”, thotë gazetari.

Sipas tij, SPAK i ka pasur të dhënat e SKY që para tre vitesh dhe i ka shtyrë qëllimisht, ndërsa thekson se kanë pritur këtë platformë për të vepruar.

“Edhe në këtë rast SPAK e ka bërë punën, por para SKY prisnin kur të pendoheshin vetë ose kur të vinte një material nga jashtë shtetit. Çfarë kanë bërë, dosjet e mëparshme i kanë pezulluar, ndryshonin akuza”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat