“Sekuestrime si kurrë më parë”, Karamuço: 1 kg drogë kap policia, ku janë tonelatat? Do zbulohen…

Shqipëria

“Sekuestrime si kurrë më parë”, Karamuço: 1 kg drogë kap policia, ku janë tonelatat? Do zbulohen…

Më: 20 maj 2024 Në ora: 23:03
Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi në “Top Story” se së shpejti priten sekuestrime asetesh të botës së krimit si asnjëherë më parë.

Karamuço tha se sekuestrimi i parave do të zbulojë që ato të krimit, ndahen edhe në nivel politik.

“Do ketë sekuestrime asetesh si asnjëherë më parë. Ato para që kemi parë me stifa të mëdha, ishin të harruara diku, mendimi im. Lek xhepi për ata. Ne na thonë raportet ndërkombëtare, kaloni dhe përpuno drogra të forta, Durrësin e keni port të fortë.

1 kg kap policia, po tonelatat ku janë. Ky pastrimi ka dhe impakt politik. Tek ajo sekuestro do ketë ca gjëra që do dalin rrugës, që mbase nuk i kishim ditur më para. Pasuri që nuk i kanë vetëm ata, i kanë ndarë edhe në nivel politik”-u shpreh Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat