“Modeli i shqiptarit të suksesshëm” - Presidenti Begaj pret në takim kandidatin për eurodeputet, Muharrem Salihu

Shqipëria

“Modeli i shqiptarit të suksesshëm” - Presidenti Begaj pret në takim kandidatin për eurodeputet, Muharrem Salihu

Më: 21 maj 2024 Në ora: 08:57
Bajarm Begaj dhe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajarm Begaj, priti në një takim aktivisin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Europian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti Di Europa”.

Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi Salihun për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Gjatë bisedës, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkatdhetarëve shqiptarë.

Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se ata do te jenë gjithmonë kontribuues për kombin veç imazhit të mirë që përcjellin ne vendet ku jetojnë e punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat