Rreth 15 mijë shqiptarë kanë armë gjahu me leje, eksperti: Çdo pesë vite duhen bërë kontrolle

Shqipëria

Rreth 15 mijë shqiptarë kanë armë gjahu me leje, eksperti: Çdo pesë vite duhen bërë kontrolle

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Në vetëm dy ditë kanë qenë të paktën tre raste me tre humbje jete dhe një plagosje me armë gjahu. Kjo tregon se diçka nuk shkon me shoqërinë tonë, ky është një alarm pasi mesa duket jo çdokush duhet të mbajë një armë në shtëpi pasi në një moment dobësie ose debati situata agravon dhe ndodh një tragjedi.

Faik Basha, ekspert i sigurisë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se janë rreth 15 mijë shqiptarë që mbajnë armë gjahu me leje të cilat çdo 5 vjet duhet t’i nënshtrohen kontrolleve.

“Kemi 15 mijë armë që janë në duart e qytetarëve, vetëm armë gjahu. Armët e gjahut mbahen kryesisht nga moshat e treta, mbi 60 vjeç se janë të pasionuar pas gjuetisë. Kemi 10 vjet që është ndaluar gjuetia, dhe këto armë nuk përdoren. Ai që posedon një armë, çdo 5 vite duhet të bëjë një kontroll dokumentacioni dhe për të vërtetuar që është i aftë mendërisht.

Ngjarja me 82-vjeçarin në Lushnjë, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë 70 vjeç kur e ka marrë armën, nuk i është nënshtruar asnjë kontrolli dhe është kthyer në një rrezik për shoqërinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat